Dy gabimet që bëhen gjatë pastrimit

Sipas ekspertëve të pastrimit ne bëjmë disa gabime gjatë pastrimit të shtëpisë dhe mund të shkaktojë edhe infeksione për anëtarët e shtëpisë.

Ja dy nga gabimet:

1.Nuk e pastroni lavamanin aq herë sa duhet

Lavamani është ambienti i përshtatshëm për bakteret dhe një kërcënim që njerëzit nuk e mendojnë se sa shpesh duhet pastruar. Përdorni ilaç enësh dhe ujë të ngrohtë për të pastruar lavamanin me një sfungjer të pastër sa herë që mbaroni së lari enët.

2.Pastroni objektet që i prekni më së shumti

Kur pjesa më e madhe e njerëzve pastrojnë harrojnë disa objekte apo vende që kërkojnë vëmendje, si çelësat e dritave, dorezat e dorës apo edhe pulti. Këto janë pikat më të prekura në shtëpi që mbajnë më shumë baktere. Bëjini pjesë të rutinës së pastrimit me një leckë dhe pastrues.

Pin It