Bëjeni hekurin të ri me këto 4 sekrete

Ndodh shpesh që hekuri i rrobave të ngjis te rrobat nga papastërtit që ka mbledhur. Më poshtë do të lexoni disa mënyra shumë të thjeshta se si ta pastroni hekurin.

1. Kripa
Vendosni në tavolinën e hekurosjes një copë të butë dhe mbi të shtoni disa lugë kripë. Vëreni hekurin e rrobave në punë dhe gradojeni atë në temperaturën maksimale. Në momentin që nxehet, vendoseni atë mbi copën me kripë dhe lëviznei atë para-mbrapa. Bëjeni këtë derisa të gjitha shenjat dhe papastërtitë të zhduken plotësisht.

2.Uthull
Lagni një copë me uthull të bardhë dhe vendosni hekurin e rrobave të ndezur mbi duke e lëvizur herë pas here. Më pas, pastrojeni hekurin me një copë të pastër të lagur me ujë.

3.Sodë buke dhe kripë
Shtoni pak kripë dhe sodë buke në një copë dhe mbi të lëvizni hekuri e rrovbave të ndezur. Fshijeni hekurin pas kësaj me një copë të pastër dhe është gati për t’u përdorur.

4.Sapun i lëngshëm
Kombinoni pak ujë me sapun të lëngshëm dhe lagni një pambuk të pastër. Pastroni me të hekurin duke u ndalur veçanërisht tek njollat dhe shenjat. Pastrojeni më pas me një peshqir të thatë dhe është gati.

Pin It