Pesë mënyra të thjeshta për të larguar erërat e pakëndshme në shtëpi

Shtëpia është vendi ku ndër të tjera mblidhen erëra të pakëndshme, për shkak të ushqimit, furrës, tubave të lavamanëve dhe frigoriferit. Më poshtë do të lexoni disa këshilla se si ta zgjidhni këtë problem në shtëpi.

Pastrimi i frigoriferit
 Për pastrimin e frigoriferit  ju duhet vetëm ujë dhe uthull. Pasi ta keni zbrazur frigoriferin dhe ta keni pastruar me ujë dhe uthull, vendosni në rafte nga një çerek limoni.

Era e yndyrës
Gatimi na shijon, por gjithmonë lë pas ato gjurmët e yndyrës. Për këtë ju duhet vetëm të vendosni të zjejë në zjarr pasi të keni përfunduar gatimin 2 gota uthull e bardhë. Uthulla do të thithtë aromën e yndyrës së pranishme në ajër.

Pastrimi i sfungjerëve
Sfungjeri mund të konsiderohet si një nga objektet e kuzhinës që merr më shumë mikrobe, por edhe erëra. Sigurisht përveçse duhet ti shpëlani mirë pas larjes së enëve, duhet ti lini në një vend ku i bie drita e diellit. Rrezet do të luftojnë bakteret e pranishme.

Pastrimi i furrës dhe mikrovalës
Vendosni një limon të ndarë më katërsh brenda një tasi qelqi të mbushur me ujë të nxehtë. Lëreni në mikrovalë për pesë minuta, avulli do ndihmojë në shkrirjen e yndyrë së përqëndruar në muret e saj dhe do të përthithë erërat e këqija. Më pas fshijeni me një leckë me uthull.

Eleminimi i erës së keqe të plehrave
Nëse koshi nuk është mbushur plot për tu zbrazur, atëherë merrni disa masa për të shmangur erën e keqe. Vendosni sodë bikarbonat në fund të qeses, dhe shtrydhni pak limon. Ky zakon i thjeshtë do të minimizojë erërat e këqija.

 

Pin It