Si t’i hiqni njollat nga mobiliet thjeshtë dhe shpejtë

 

Njollat te mobiliet janë të pashmangshme, megjithatë ekzistojnë disa sekrete që t’i ktheni ato si të reja.

Për pastrim ju duhet: Alkool, ujë i distiluar, sfungjer i pastër (preferohet i ri), një shishe me spërkatës.

Para se të filloni pastrimin, mobiliet duhet mirë t’i pastroni me thithëse pluhuri. Në shishe me spërkatës nxirrni alkool dhe spërkatni pjesën e mobilieve. Merrni sfungjerin e pastër dhe fërkojeni njollën.

Kur alkooli t’i ketë eliminuar njollat nga pijet, ushqimet, pluhuri dhe do të shikoni që do të mbeten vetëm njolla uji.

Lani po këtë shishe dhe në të vendosni ujë të distiluar. Sërish spërkatni mobiliet, fërkojeni me leckë të thatë derisa të zhduken gjurmët e ujit.

Pjesët e mobilieve të cilat i keni pastruar mos i përdorni së paku dy orë dhe rezultatin do ta shihni kur të thahen. 

Pin It