Katër sugjerimet e arreduesve për një shtëpi moderne

 

Muret e theksuara
Për ta bërë dhomën emocionuese dhe shumëngjyrëshe, nuk është e domosdoshme të ngjyrosni secilin mur. Thjesht ngjyroseni njërin mur ose dekorojeni me panele druri.

Mobilie transparente
Ky truk funksionon në veçanti për apartamentet e vogla sepse mobiliet transparente krijojnë iluzionin e një hapësire më të madhe, gjithashtu i shtojnë dritë dhomës.

Lulet
Lulet i japin  hijeshi edhe dizajneve më të dobëta dhe përmirësojnë shumë ajrin në dhomë. Ato mund t’i vendosni në kënde të ndryshme ose thjesht t’i vendosni të gjitha në një vend.

Karrige të ndryshme
Karriget e njëjta në tavolinën e darkës i përkasin të kaluarës. Dizenjuesit tani sugjerojnë të përfshini karrige të ndryshme në dizajn të njëjtë.

Pin It