Studenti boshnjak ndërton karrige me rrota që kontrollohet nga truri

Një student i ri i teknologjisë së informacionit nga Bosnja, po zhvillon një projekt inovativ për të ndërtuar një karrige me rrota që kontrollohet nga truri dhe që do të zgjidhë shumë probleme për të paralizuarit.

 Pavarësisht se vuan nga një problem serioz , thuajse nga shurdhimi total,  Dalibor Dumiç, një inxhinier i ri nga Bihaci dhe një nga studentët më premtues të IT në Bosnje, po zhvillon një projekt ambicioz për të dizenjuar një karrocë me rrota të kontrolluar nga truri.

Dumiç, 22 vjeç, një student i Universitetit Burch në Sarajevë, i tha BIRN se projekti është pjesë e mbrojtjes së diplomës.

Projekti përbëhet nga tre komponentë kryesorë: një sensor për të zbuluar aktivitetin nervor, një softuer dhe një harduer, që janë të nevojshëm për kontrollimin e karrocës me rrota.

Sensori duhet të vihet në lëkurën e kokës dhe të skanojë aktivitetin nervor të trurit, shpjegoi Dumiç. Aktiviteti nervor më pas do të përforcohet dhe të dërgohet në softuerin e instaluar në një tablet Windows 10.

Softueri do t’i marrë të dhënat nga sensori, do t’i përpunojë ato nëpërmjet një algoritmi dhe do t’i japë komandat përfundimtare harduerit, të ngulitur në karrocë.

“Ideja nuk është të lexohet mendja e njeriut, por lidhet më shumë me leximin e aktivitetit të tyre nervor dhe reagimin ndaj ndryshimeve të parametrave të këtij sinjali”, tha Dumiç, duke theksuar se projekti duhet të jetë gati deri në fund të vitit.

 

 

Pin It