Diplomacia ekonomike si zgjidhje për thithjen e investimeve

img_news-doing_business_375953579

Qeveria shqiptare po përdor diplomacinë për të tërhequr investimet e huaja në vend. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, veçoi Zvicrën si një prej vendeve me të cilat mund të rritet bashkëpunimi ekonomik përmes krijimit të Dhomës së Përbashkët të Tregtisë.

Në takimin e përbashkët me ambasadën zvicerane “Investo në Shqipëri, sfida e mundësi”, ministri Bushati tha se po hidhen hapa konkretë për tërheqjen e invetimeve nga Zvicra.

“Ne besojmë si Qeveri që ka ardhur koha të stimulojmë hapjen e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë, një praktikë të cilën unë personalisht ia kam kërkuar dhe kolegëve dhe partnerëve zvicerianë nën shembullin e asaj që vetë Zvicra ka bërë me Serbinë përmes hapjes së Dhomës së Përbashkët të Tregtisë. Është një mundësi për kanalizim të informacionit më të mirë por dhe adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat mund të përballet biznesi,” tha Bushati.

Tërheqja e investimeve të huaja në vend do të ndikonte ndjeshëm në përmirësimin e situatës ekonomike dhe klimës së biznesit. Për këtë qeverisë do i duhet të marrë masa konkrete që nga eleminimi i burokracive e deri te lehtësitë, si dixhitalizimi i lejeve të ndërtimit.

Pin It