Banka Qëndrore: Eurozona po përballet me inflacion dhe rënie pagash

Krizaeurozona-587x344

Banka Qëndrore Europiane thotë se Eurozona po përjeton një situatë ekonomike me rrezikshmëri të dukshme. Sipas të dhënave të fundit të ecurisë së pagave në 19 vende të rajonit vihet re rënie pagash, inflacion nën objektivat dhe norma interesi në rënie.

Ekonomisti i BQE, Peter Praet, analizoi situatën duke theksuar kujdesin që duhet treguar në një moment të tillë, kur normat e interesit rrezikojnë të shkojnë edhe më tej në territor negativ. “Rreziqet janë shtuar ndjeshëm. Në disa vende kemi vënë re sinjale për rënie të papritur të pagave. Por, ne jemi tërësisht të angazhuar për të shmangur deflacionin “, vijoi Praet.

Sipas tij BQE nuk i përmbushi me suksese objektivat për inflacionin dhe kthimi drejt suksesit do të kërkojë mund. Megjithatë ai thotë se Banka Qëndrore Europiane ka ende instrumenta për të ndërhyrë dhe mbetet për t’u parë efekti i vendimeve të marra së fundmi.

Pin It