Çmimet e larta të fruta-perimeve, në kundërshtim me nivelin e inflacionit

Tregu-fruta-perime1

Niveli i ulët i inflacionit ka ulur çmimet por jo mjaftueshëm për familjet e varfra në Shqipëri, të cilat e kanë të vështirë të përballojnë rritjen e çmimeve të fruta-perimeve.

INSTAT thotë se niveli aktual i inflacionit afër zeros është favorizues, por nga ai nuk arrijnë të përfitojnë shtresa e varfër e popullsisë, pasi shporta e tyre e blerjeve përbëhet në masë më të madhe nga fruta-perimet.

Sipas Institutit të Statistikave çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar rritje nga viti në vit me më shumë se 20%. Rritja e çmimeve të prodhimeve bazë varfëron më shumë të varfërit, sepse reflektohet direkt në koston e tyre të jetesës.

“Një rritje e tillë e vazhdueshme e çmimeve kërkon një analizë të mirë të situatës, për të kuptuar arsyet, pasi prek drejtpërdrejt shtresat e varfëra të popullsisë,” thotë Ilir Ciko, ekspert i ekonomisë.

Pin It