Lajm i mirë për ekonominë, inflacioni në ritmet e parashikuara nga Banka e Shqipërisë

Inflacioni po ecën në ritmet e parashikuara nga Banka e Shqipërisë. Vlera e tij për muajin maj të këtij vitit ishte 0.7%, duke plotësuar pritshmëritë e BSH.

Kjo lloj rritjeje e normës së inflacionit zbeh rrezikun e dezinflacionit që po kalojnë tregjet e huaja dhe sipas Bankës Qëndrore, është një shenjë pozitive për ekonominë shqiptare. Në raportin e e publikuar nga BSH thuhet se rritja erdhi si rrjedhojë e përmirësimit të aktivitetit ekonomik.

Ky ritëm bën që parashikimet e Bankës së Shqipërisë të jenë të njëjta për dy vitet në vijim. Projeksioni i rritjes ekonomike për vitin 2016 mbetet i njëjtë, ndërkohë që projeksionet afatshkurtra të inflacionit janë zhvendosur lehtësisht për lart dhe ato afatmesme nuk kanë ndryshuar.

Banka e Shqipërisë pret përmirësi të rritjes ekonomike dhe arritjen e objektivit për inflacionin në fund të vitit 2018.

Pin It