Ndjesia e pritshmërisë ? Ja zgjidhja..

 

fffd

Natyra njerëzore vazhdimisht  vlerëson veprime të caktuara, si e tillë ndodh që jo në çdo gjë të jemi objektivë.

Këto janë pikërisht pritshmëritë tona, të cilat ndikojnë në pëlqimin e librave apo filmave, si vlerësojmë cilësinë e produkteve madje sesi vendi ynë i punës përshtatet me ndryshimet.

Sidoqoftë, një nga çelsat e të përparuarit  drejt suksesit janë surprizat.

Dobësitë e pritshmërisë

Të gjithëve na pëlqejnë filmat, gjëja e parë që bëjmë pyesim dikë që e ka parë ose kërkojmë rreth filmit.  Kështu ndodh të jemi kritikë të ashpër të filmit vetëm e vetëm pse skena e paramenduar dhe ajo çka rezultoi nuk ishin e njëjta gjë.

Ose librat më të mirë për ty gjatë viteve rezultojnë të mos jenë te rankuar si librat më të lexuar. Ashtu si mund të ndodh edhe me këngëtarët, futbollistët apo yjet e tjerë nga bota e televizionit.

Ja dhe një zgjidhje për menaxherët

Fillimisht fokusohuni në surpriza, qofshin të vogla ose të mëdha ato mund të zbulojnë diçka mbi atë çka ju jeni duke bërë.

Henry Mintzberg, specialist i menaxhimit ka thënë se menaxherët duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj që mësë paku pritet të ndodh. Imagjinoni sesa kohë të lirë do t’ju falte nëse do të kishit ndjekur vërtet këtë këshillë?

Së dyti, ngjarjet e papritura nuk janë domosdoshmërisht të këqija. Sigurisht për një pjesë të njerëzve është e vështirë për ta konsideruar të vërtetë pasi dëshira jonë për qëndrueshmëri  dhe siguri  është e kryesorja.

Kështu më tepër se  ‘surprizat atak’ që vijnë dhe ikin shpejtë  duhet të çmojmë të papriturën, ajo çka mund të përbëj sens. Po, edhe kur gjërat nuk shkojnë ashtu si i planifikojmë, ajo ngelet e vlefshme për atë çka  mund të na mësoj më vonë.

Si treti,  ka vlerë monitorimi  i volumit të surprizave që  shfaqen në punë. Për shembull nëse doni të largoheni për pak dhe shikoni që ngjarje të paparashikuara dalin në pah, tregon se për atë ngjarje pritshmëritë tuaja janë të ulta.

Me rëndësi : Mos e shty veten të mendosh që çdo gjë është mirë, ku  në fakt mund të mos jetë. Monitorimi i ngjarjeve të paparashikuara, është një rrugë ku gradohet përformanca e vërtetë.

Sesi ne reagojmë ndaj të papriturës,  surprizave në jetë, pohon jo vetëm suksesin por edhe lumturinë tonë.

 

 

Pin It