Lapsi qetëson dhimbjen e kokës

Shpeshherë na dhemb koka, gjë e cila shkaktohet nga stresi, ankthi, lodhja apo përjetime të ndryshme emocionale.

Në vend që të përdoren ilaçe të cilat sjellin dhe dëme të tjera anësore, disa ekspertë sugjerojnë që zgjidhja mund të jetë më e thjeshtë, duke vendosur një laps në mes të dhëmbëve.

“Dhimbjet  e kokës janë të lidhura dhe me muskujt e nofullave dhe mbajta e një lapsi në mes të dhëmbëve i ndihmon muskujt e nofullës të relaksohen”, shpjegon doktoresha amerikane Jane Leonard.

Studimet  e mëparshme e kanë lidhur dhimbjen e kokës me presionin që i bëhet qafës, pra sforcimin e saj. Sipas këtyre studimeve 80% e dhimbjeve të kokës shkaktohet nga muskujt e qafës.

Julie Sugrue, një psikoterapiste u shpreh se koka dhe qafa kanë 36 muskuj të ndryshëm, të cilët përdoren për të lëvizur kokën, për të ngrënë, për të folur, për të bërë shprehje fytyre.

Sforcimet e këtyre muskujve mund të shkaktojnë dhimbje në vende të ndryshme, siç quhet dhimbje e deleguar prandaj kjo është arsyeja pse muskujt e qafës shkaktojnë dhimbje, të cilën e ndjejmë në kokë.

Pin It