Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e Pazarit të Vjetër të Korçës

ko

Pazari i Vjetër i Korçës mund t’i rikthehet jetës tregtare dhe shoqërore të këtij qyteti. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Fondacioni Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF – Albanian American Development Found) nënshkruan të mërkurën Marrëveshjen e Mirëkuptimit për vitalizimin e Pazarit të Vjetër të Korçës.

Synimi i kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i zones së restauruar tashmë të Pazarit të Vjetër me qëllimin për të afruar bizneset për zhvillimin e zonës dhe rritjen e kapacitetit tregtar. Gjithashtu dy palët kërkojne që Pazari i Vjetër të ketë më shumë shërbime për vizitorët, duke e bërë qytetin më tërheqës për turistët përmes ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Milva Ekonomi, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe përfaqësues të AADF. Të dy palët ranë dakord për financimin e projektit në masën e përcaktuar në marrëveshje, që në total është 58 milionë lekë.

Pin It