Kontrollet në qendrat e përkujdesit social, Klosi: Është konstatuar dhunë

9-1

Pas ngjarjeve të bëra publike në mediet të rasteve të dhunë në qendrat e përkujdesit social, Ministria e Mirqënies ndërmori një aksion për monitorimin e 42 qendrave në të gjithë vendin. Nga monitorimi i 30 qendrave të para, Ministri Klosi tha se është konstatuar se ekziston fenomeni i dhunës. Ndërsa për të zgjidhur këtë problem Klosi tha se duhet një bashkëpunimi i ngushtë me pushtetin vendorë dhe me shoqërinë civile.

 Klosi: Kemi disa raste të dhunës në institucionet tona, kemi disa raste të dhunës në ato qendra që janë qendra si të thuash më të mbrojtura dhe më të kontrolluara dhe më të përkujdesura në kuadër të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Është bërë një punë titanike nga Shërbimi Social Shtetëror për tu mirëmbajtur këto qendra, ne nuk mund të heshtim përpara atyre rasteve që neglizhojnë, abuzojnë, bëjnë dhunë mbi fëmijët, mbi familjet shqiptare.

Në ceremoninë e certifikimit të 60 punonjësve sociale, Klosi theksoi se ky është numër i pamjaftueshëm në krahasim me 800 mijë fëmijë në të gjithë vendin.

Në bazë të ligjit të ri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Klosi thekson se nevojitet 1 një punonjës social për 3 mijë fëmijë në 61 Bashkitë e vendit.

 Klosi: Të kemi një punënonjës social për 3 mijë fëmijë. Nuk do të thotë që të gjithë janë me probleme, por që të gjithë kanë nevojë që të kenë një punonjës social, një përkujdesje sociale, përkujdesje nga psikologu i zonës. Të kenë mundësinë që të 3 mijë ata që të jenë të monitoruar nga sistemi i shërbimit social dhe kjo nuk mund të bëhet nga institucionet shtetërore, do padyshim një shtrirje të plotë dhe të ndërgjegjshme të këtij shërbimi të ri kaq shumë të nevojshëm në realitetin në të cilin po jetojmë.

Trajnimi i 60 punonjësve të rinj social u bë i mundur falë mbështetjes së UNICEF, përfaqësuesja e së cilës Anotnela Scolamjiero vlerësoi hapat e Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

 

Pin It