Miratohet lista e banesave sociale, ja sa do të përfitojnë!

veliaj-4

Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar këtë të enjte vendimin për shpërndarjen e banesave sociale dhe bonuseve sociale. Nga ky vendim do të përfitojnë 177 familje për banesat sociale dhe 77 të tjera bonuse qiraje.

Mbledhja e sotme është shoqëruar me debat mes antarëve të këshillit të PS-së dhe atyre të PD-së, por pavarësisht debateve në fund vetëm me votat e mazhorancës u bë miratimi i këtij vendimi.

Anëtarët e opozitës thanë në mbledhjen e sotme se në listën e  personave të cilët do të përfitojnë banesa sociale ka punonjës nga administrata e bashkisë ndërsa nga ana tjetër Kryetari i bashkisë tha se kush ka emra konkret le ti tregojë dhe do të merren masa. Ndërkohë nuk ka nguruar të thumbojë duke than se në listën e përfituesve nuk ka vrasës të 21 janarit apo emra ministrash.

Pin It