Aplikimet për në universitete, ndryshon mënyra e llogaritjes së pikëve, Vrapi: Ja si do bëhet

rezana vrapi

Ligji i ri i arsimit të lartë i ka dhënë më shumë kompetencave drejtuesve të universiteteve për të përcaktuar kuotat dhe mënyrën e përllogaritjes së pikëve. Vitin e ardhshëm akademik ndryshe nga vitet e kaluara, llogaritja e pikëve nuk do të bëhet me të njëjtën formulë. Ndërsa gjatë periudhës kur zhvilloheshin provimet e maturës u hoq edhe koeficienti për lëndët me zgjedhje.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të provimeve në një intervistë për Spektrum.al, sqaroi se si do të bëhet llogaritja e pikëve dhe si do të bëhet pranimi i i nxënësve në universitete.

RËNDËSIA E MESATAREVE

Vrapi tha se një peshe shumë të madhe në llogaritjen e pikëve do ta zërë mesatarja e përgjithshme e tre viteve, afër 50%. Ndërsa në bazë të fakultetit që do të aplikohet, do të shikohet mesatarja e tre viteve për lëndët të cilat lidhen me degën e përzgjedhur, kjo mund të zër 30% të peshës. Ndërsa pjesa tjetër do të bëhet nga notat e marra në provimet e maturës. Vrapi tha e gjithë strategjia për përllogaritjen e pikëve do të varet nga fakultetet prandaj nxënësit duhet të interesohen pranë fakulteteve për të mësuar më me qartësi.

Vrapi theksoi se gjatë këtyre tre ditëve do të dalë edhe udhëzimi i plotë nga AKP për universitetet.

APLIKIMI NË UNIVERSITETE

Në lidhje me aplikimin Vrapi tha se do të bëhet si vitin e kaluar në mënyrë elektronike. Ende nuk është caktuar data se kur do të hapen por mendohet për në gusht. Datat do të bëhen publike nga AKP, në ditët në vazhdim.

MUNDËSIA E DYTË PËR NXËNËSIT QË KANË NGELË

Çdo provim ka dy sesione, edhe provimet e maturës shtetërore të gjimnazeve. Pra nxënësit të cilët nuk arritën të merrnin një notë kaluese në një nga lëndët në këto provime do të ketë një mundësi të dytë në vjeshtë. Provimet e vjeshtës do të zhvillohen në shtatorë, ndërsa data do të caktohet në javët e ardhshme.

MESATARJA PËRJASHTUESE

Tashmë është bërë e ditur që nxënësit të cilët kanë mesatare të tre viteve në gjimnaz më të ulët se 6 do të jenë të skualifikuar automatikisht nga mundësia e aplikimit në një universitet

Pin It