Twitter do të nis trasmetimin direkt 24 orë në ditë

Mikroblogu i postimeve, twitter ka bërë marrëveshje me 16 editoriale duke përfshirë këtu Bloomberg, BuzzFëd, NBA dhe Live Nation për transmetimin direkt të përmbajtjeve të tipologjive të ndryshme, 24 orë në ditë.

Sipas të dhënave të tremujorit të fundit, Twitter ka regjistruar më shumë se 800 orë përmbajtje ‘live’ me një numër shikuesish prej 45 milionë përdorues unik.

“Me këto përmbajtje të reja duam t’i ofrojmë më shumë gjëra përdoruesve, më shumë të ardhura editorëve dhe u japim mundësi kompanive të kenë më shumë publik”, thotë shoqëria.

Pin It