Parashikimi i motit, e mërkurë 3 maj 2017

Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat më të dendura do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore duke rrezikuar shira të karakterit lokal.

Parashikohet edhe orët e pasdites të vijojnë me kthjellime dhe vranesira të herë pas-hershme në ultesirën perëndimore duke lënë të gjithë zonën malore në ndikimin e motit të vranët. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, përsa i perket, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Pin It