Tavolina smart, teknologjia me disa funksione që ju përmirëson qëndrimin

smart (1)

Dizajni i mjeteve të punës duhet menduar që të jetë lehtësuese për orët që ato do përdoren. Një nga ato është edhe tavolina smart, e cila është menduar të përmirësojë qëndrimin gjatë punës.

Tavolina Gaze është e pajisur me një teknologji intuitive e cila llogarit automatikisht lartësinë e pozicionimit sapo dikush të ulet pranë saj.

Ajo ka të instaluar disa ndjesorë të cilët monitorojnë qëndrimin tuaj në të gjatë gjithë kohës dhe që ju lajmërojnë me anë të mesazheve në një aplikacion të lidhur me të nëse ju qëndroni për shumë gjatë ulur.

Tavolina ju kujton që të ngriheni së paku 1 herë në 2 orë. Ka një opsion që ju lejon ta vendosni këtë si lajmërim në celularin tuaj ose tavolina vendoset vetë në pozicion të tillë që ju të ngriheni nga ajo pas 2 orësh.

Ajo është e lidhur me anë të Bluetooth me teknologjinë LE dhe IFTTT nga ku mund të lidheni edhe me pajisjet e tjera smart. Programi i Gaze Desk mund të ndezë në mënyrë automatike dritën si dhe të përgatisë kafenë tuaj sapo ju të uleni në të.

Çmimi më të cilin ofrohet tavolina smart është 2,000 dollarë.

 

Pin It