Njihni vendet më të ngrohta dhe të ftohta në botë

 
Klima është një fenomen natyror e cila është e ndryshme në varësi të terrenit që përfaqëson një vend i caktuar. Këtë herë ne do të flasim për vende të ndryshme nëpër botë të cilat shquhen si vendet më të ngrohta ose më të ftohta në rruzullin tokësor.
Lugina e Vdekjes, SHBA
Lugina e Vdekjes në California mban rekord për temperaturën më të lartë të regjistruar në botë, regjistrime të besueshme, 56.7°C korrikun e vitit 1913. Tani, në stinën e verës, në këtë rajon temperaturat mesatare sillen në 47°C dhe është një ndër vendet më të thata në SHBA.

Al-Aziziyah, Libi
Mësohet se Al-Aziziyah, më 13 shtator, 1922 ka përjetuar temperaturën më të lartë që bota ka regjistruar ndonjëherë: 57.8°C. Kjo vetëm deri më 2012 kur Organizata Botërore e Meteorologjisë bëri me dije se këto shifra ishin të pasakta për shumë arsye, një prej të cilave ishte se regjistruesi i rekordeve në atë ditë nuk ka qenë punëtori i zakonshëm por një vëzhgues i papërvojë.

Dallol, Etiopi
Në Dallol, në Depresionin Denakil, është regjistruar temperatura më e lartë ndonjëherë në një vend të pabanuar: 34.6°C. Nëse vërtetë dëshironi ta vizitoni këtë vend, më së miri është që këtë ta bëni nga nëntori në mars.

Dasht-e Lut, Iran
Temperatura e regjistruar në këtë zonë është 70°C, duke bërë që në këtë shkretëtirë të mos mbijetojë asnjë krijesë, madje as edhe bakteret, për shkak të thatësisë që mbretëron atje. Ana lindore e kësaj shkretëtire ka potencial të madh për vizitorë.
Bangkok, Tajlandë
I shpallur si qyteti më i ngrohtë në planetë nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, Bangkoku ka temperaturën vjetore të ajrit prej 28°C. Muajt nga marsi deri në maj janë më të ngrohtit, ku qyteti i pushtuar nga mjegulli përjeton temperatura deri në 35°C dhe lagështi prej 90%.

Stacioni Vostok, Antarktikë
I pozicionuar në Polin Jugor Gjeomagnetik, dhe në një lartësi mbidetare prej rreth 3,500m, stacioni rus i hulumtimeve në Vostok është përherë i ftohtë, por asnjëherë më i ftohtë sesa 21 korrikun e vitit 1983, kur atje u regjistruan temperaturat më të ftohta të ajrit në planetë: -89.2°C.

Eureka, Kanada
Baza e hulumtimeve Eureka në Ishullin e largët verior Ellesmere në Kanada shpesh quhet edhe si vendi më i ftohtë i pabanuar. Temperaturat mesatare vjetore të ajrit janë rreth -20°C. Në dimër, këto temperatura bien deri në -40°C.

Oymyakon, Rusi
Më 1933, në republikën e Yakutias, rreth 350km në jug të Rrethit Arktik, fshati i Oymyakon arriti temperaturën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në hemisferën veriore, në -68°C.

Denali, SHBA
Denali, apo Mali McKinley, pika më e lartë në Amerikën Veriore, ka kohë që konsiderohet si një prej maleve më të ftohta në botë, me temperatura dimërore të ajrit që arrijnë deri në -40°C.

Ulaanbaatar, Mongoli
I shtrirë në stepet mongoleze, rreth 1,300m mbi nivelin e detit, Ulaanbaatar shpesh është përshkruar si kryeqyteti më i ftohtë në botë. Në muajin janar, temperaturat atje rrallëherë që kalojnë -16°C.

Pin It