Investimi prej 442 mln lekësh kthen sanatoriumin në një spital rajonal

 

spitali_sanatorium_shefqet_ndroqi_27078

Investimi prej 442 milionë lekësh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i ka shërbyer kthimit të tij në një qendër funksionale trajtimi për sëmundjet e brendshme.

Sanatoriumi ka tashmë kushte më të mira infrastrukturore dhe laborator për ndërhyrje kirurgjikale. Synimi i investimit ishte kthimi i sanatoriumit në një spital rajonal në shërbim të qytetarëve të zonës dhe me gjerë. Gjithashtu ky ndryshim lehtëson fluksin e pacientëve të QSUT-së, si dhe shkurton kohën dhe shpenzimet e shërbimit për ata që vijnë nga qytetet e tjera.

Spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i nënshtrohet edhe një faze të tretë të investimeve, e cila përfshin qendrën e ekzaminimeve dhe infrastrukturën e godinave të administratës.

Gjatë vizitës në këtë spital, kryeministri Rama tha se ky është një shembull i ambicies së qeverisë për shërbimin publik shëndetësor.

Pin It