Inflacion i ulët për rajonin e Ballkanit

 

albania (1)

Vendet e rajonit po përballen me çmime të ulëta dhe rrezikun e deflacionit. Shumica e rajonit po përjeton inflacion në nivele të ulëta dhe disa kanë rënie të konsumit në shifra negative.

Të dhënat nga institutet statistikore tregojnë se Kroacia, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania ishin në deflacion në muajin prill 2016, ndërsa Serbia dhe Shqipëria kishin një rritje minimale çmimesh, përkatësisht 0.4 dhe 0.3%.

Gjatë muajit të shkuar Indeksi i Çmimeve të Konsumit ra sërish në këto vende të cilat kanë rregjistruar rënie të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit. Kështu Indeksi i Çmimeve të Konsumit ra me 0.7% në Maqedoni, 1.60% në Bosnjë dhe Hercegovinë, 0.9% në Mal të Zi, 1.7 % në Kroaci, 2.2% në Bullgari dhe 3.3% në Rumani.

Pin It