Ja rrugët që do të jenë me pagesë, dhe sa do të kushtojnë!

download

Është dëgjauar disa herë që në disa akse kryesore të vendit do të merret taksë për kalimin. Këshilli I Ministrave ka vendosur së fundmi aplikimin e kalimit me pagesë në 9 rrugë kyçe të Shqipërisë, që do të thotë se asnjë drejtues mjeti nuk do mund të kalojë në këto akse pa paguar tarifën përkatëse. Ndërsa tarifat që mund të aplikohen janë parashikuar nga Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim, me kërkesë të Qeverisë, dhe parashikon taksimin e 9 kategorish automjetesh.

Për automjetet pagesa mund të jetë nga nga 0,5 cent deri në 3,5 cent për kilometër, kurse për motroçikletat 0,5 cent për kilometër.

Ndërkohë që kamionët e mëdhenj me më shumë se 7 akse do të paguajnë 5 cent për kilometër.

Në këtë mënyrë, kosto për vetura mund të shkojë deri 3.5 euro për 100 kilometra.

Akset të cilat rekomandohen në mënyrë të mënjeherëshme për vendosjes së pagesës janë: Tiranë – Durrës, Milot – Morinë, Tiranë – Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar. Ndërkohë që janë parashikuar dy opsione për mënyrën e tarifimit.

Hartuesit e draftit paraqesin dy opsione për mënyrën e implementimit të sistemit të tarifimit.

I pari është sistemi i mbyllur, ku sheshet e pagesave do instalohen në çdo hyrje dhe dalje të autostradës. Ndërsa opsioni i dytë parashikon krijimin e shesheve tarifore në intervale përgjatë shtrirjes kryesore të autostradës

Pin It