Financat: Të ardhurat në muajin prill ishin 8 për qind më pak se sa plani

download

Të ardhurat buxhetore në muajin prill për të dytin muaj kanë shënuar rënie në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa si katërmujor, rritja është ngadalësuar ndjeshëm. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, të ardhurat në muajin prill ishin 8 për qind më të ulëta se plani dhe 1 për qind më pak se fakti i 2015. Nga 36.8 miliardë lekë që ishin planifikuar për tu arkëtuar janë vjelur vetëm 34 miliardë lekë.

Për periudhën katërmujore të ardhurat kanë rezultuar rreth 7.3 për qind më të larta se e njëjta periudhe e vitit 2015. Por ritmet e rritjes janë ngadalësuar duke marrë në konsideratë faktin se në janar-mars në krahasim me faktin e viti të kaluar ishte 10 për qind dhe dy mujori ishte rreth 16 për qind rritje.
Ngadalësimi i rritjes së të ardhurave ishte i pritshëm, për shkak se rritja dy shifrore e dy mujorit i dedikohej dhe nivelit të ulët të të ardhurave në janar-shkurt 2015. Sipas të dhënave të financave TVSH dhe akcizat janë të vetmet taksa që kanë arritur planin. Ndërkohë me mosrealizime janë tatimi mbi të ardhurat personale, që është 4 për qind më pak. Të ardhurat nga Tatimi mbi te ardhurat personale nuk e kapën planin me 114 milionë lekë më pak Taksa mbi pasurinë gjithashtu pësoi rënie me 22 për qind në raport me planin e prillit. Rënie shënuan edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore me 3 për qind nga plani i muajit. Po ashtu mosrealizime ka edhe në të ardhurat jotatimore, ku të ardhurat nga ndihmat raportohet të jenë 693 milionë lekë më pak.

 

Pin It