Privatizimi i INSIG, 50% e të ardhurave shkojnë për Unazën e Re

Këshilli i Ministrave vendosi që 50% e të ardhurave të përftuara nga privatizimi i kompanisë së sigurimeve INSIG do të shkojnë për ndërtimin e Unazës së Re të Tiranës.

Sipas vendimit të Qeverisë një milliard e 100 milionë lekë do t’i shtohen fondit të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës për projektin e segmentit Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës, pjesë e Unazës së Re.

Ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave pritet të shkojë për uljen e borxhit publik dhe për ndonjë investim tjetër publik, siç është njoftuar nga qeveria menjëherë pas privatizimit.

INSIG ishte kompania e vetme shtetërore të sigurimeve, e cila u privatizua nga kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig.

Pin It