Vendimi i Qeverisë, Klosi: Njihen vitet e punës para janarit të 1994 për pensionet

13579729_10202103960518187_153906136_o

Të gjitha vitet e punës para janarit të 1994 do të njihen si vjetërsi për të lidhur pensionet për të gjithë ata persona të cilët kanë dokumentacionin e rregullt. Kjo gjë u bë e ditur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, i cili tha se pas propozimit të institucionit që ai drejton, Këshilli i Ministrave e ka miratuar dje këtë vendim. Klosi tha se kjo zgjidh problemin e qytetarëve që i drejtoheshin deri më sot Gjykatave pasi nuk i njiheshin.

Sinkron BLENDI KLOSI

Ministër i Mirëqenies Sociale

Ky vendim lidhet me njohjen e viteve të punës, dokumentacioni për të cilat për arsye nga më të ndryshmet nuk ka qenë i rregullt, i detajuar, i përcaktuar,  apo në shumë raste të tjera, jo për faj të qytetarëve shqiptarë,  vitet e tyre të kontributeve shoqërore nuk kanë të dokumentuara. Kjo për vite me radhë ka penguar mijëra qytetarë shqiptarë të marrin atë që ju takon, pensionin, në bazë të kontributit të tyre. Për këtë shkak mijëra qytetarë shqiptarë janë rropatur dyerve të gjykatave për vite të tëra, për të marrë të drejtën e tyre, atë që ju ka takuar me të drejtën e ligjit. Mijëra prej tyre, për shkak të zvarritjes me vite të proceseve gjyqësore kanë humbur vite të tëra të përfitimit të pensionit dhe ende nuk e kanë marrë këtë të drejtë”.

Një tjetër vendim i këshillit të ministrave ditën e djeshme ishte kompensimi i energjisë për pensionistët në fshat. Ministri Klosi u ndal tek një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionistët në disa zona rurale, të cilët do të përfshihen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh.

Lajmi i dytë i mirë për qytetarët shqiptarë sot shkon gjithashtu për shtresat më në nevojë të shoqërisë shqiptarë dhe me më shumë kontribut , që janë pensionistët. Të moshuarit që janë pensionistë e banojnë në fshat; në zona të cilat konsiderohen ende si zona rurale por në fakt e kanë humbur kuptimin pasi janë kthyer ne qendra të banuara dhe ku familja nuk ka as tokë dhe as ndonjë mundësi tjetër për të zhvilluar prodhimin bujqësor; rastet kur familja përbëhet nga dy pensionistë por kontrata e energjisë nuk është në emër të kryefamiljarit por është në emër të bashkëshortes;rastet e pensioneve familjare kur kontrata vazhdon të jetë në emër të mbajtësit të familjes që nuk jeton. Bazuar në numrin e përafërt të kërkesave përllogaritet që numri i të kompensuarve të shtohet me rreth 5 mijë persona ndërkohë që efektet financiare prej rreth 45 milionë lekë  do të përballohen brenda fondit të sigurimeve shoqërore të programuar për vitin 2016. Kjo kategori ju shtohen 203 mijë familjeve që kanë përfituar nga kompensimi i energjisë pas heqjes së fashës prej 300 KV muaj,  një vit më parë.

Ndërsa vendimi i tretë por jo më pakë i rëndësishëm që u miratua dje në mbledhjen e qeverisë ishte miratimi i planit kombëtar i veprimit për personat me aftësi të kufizuar.

Këta persona nëpërmjet trajtimeve do të mund të ri integrohen në shoqërinë shqiptare. Do tregohet më shumë përkujdesje për këtë kategori. Qëllimi i këtij plani synon të bëjë integrimin e këtyre personave, të shmangë diskrimimin, dhe të mundësojë më shumë trajtim e përkujdesje për ta”, tha ministri Klosi

Pin It