Versioni i iphone 7 vjen i integruar me një sistem alarmi

 

iphone
Apple po mendon që në versionin e ardhshëm të iPhone të integrojë edhe një sistem alarmi që tregon kur dikush tenton t’i qaset telefonit tuaj.

Apple është kompania e parë që e ka vendosur sensorin për gjurmë të gishtërinjëve në smartfonët e saj që nga iPhone 5s. Që atëherë shumica e prodhuesve të mëdhenj e kanë përfshirë atë në pajisjet e tyre dhe është bërë nja nga metodat më të lehta për të bllokuar qasjen në telefon apo autorizuar pagesa.

Gjigandi teknologjik ka vendosur të shkoj një hap më tutje, do të përfshijë një sensor i cili aktivizon një sistem paniku kur shenja e gishtave nuk është ajo e pronarit të telefonit.

Sinjali do të dërgohet në ndonjë pajisje tjetër, iPad apo kompjuter duke lajmëruar personin se dikush është duke tentuar të ketë qasje në telefon.

i1

i2

 

Pin It