iPhone krijon sensor për të treguar cilësinë e ajrit

Një sensor i vogël tek iPhone do të tregojë cilësinë e ajrit që po thithim.  Një startup kalifornian kërkon mbledhje fondesh në Kickstarter për të prodhuar një pajisje që analizon përbërësit organik në ajër e tregon rezultatet në ekranin e smartphone.

Sprimo, ky është emri i detektorit lidhet me iPhone dhe supozohet të njohë cilësinë e ajrit të vendit ku ndodhemi, qoftë dhe në ambient të mbyllur, si shtëpia, apo zyra, apo në ambient të hapur.

Pajisja do të jap informacione për lagështirën, temperaturën, praninë e papastërtive, me një votgë nga zero, që është ajër me cilësi shumë të mirë në 500, cilësia më e keqe.

Përmes aplikacionit ke mundësi të shpërndash rezultatet e matjes në ajër të hapur, në vende publike, rezultate që shfaqen në një hartë.

Pin It