Samsung sjell aplikacionin për shpërqëndrimin në timon

Samsung me anë të një aplikacioni të quajtur In-Traffic Reply synon të shmang rreziqet e shpërqëndrimit të shkaktuar nga smartphone teksa jemi në timon apo me biçikletë.

Aplikacioni përgjigjet në mënyrë automatike kur telefoni merr një mesazh apo një telefonatë për ti bërë të ditur personit që i telefonohet se është në trafik.

Në mes të majit ky aplikacion vjen në Play Store të Google. Ai shfrytëzon GPS për të kuptuar nëse përdoruesi është në makinë apo në biçikletë. Mund të zgjedhësh mes përgjigjeve standarde të tipit “Jam në timon, nuk të përgjigjem dot tani”, apo një përgjigje gazmore me animime.

Samsung vitin e kaluar ka publikuar “S bike mode” për smartphone Galaxy J3 në Indi, kur përdoruesi është në timon dhe i telefonojnë, funksioni përgjigjet me një mesazh të regjistruar më parë.

Pin It