Ligj i ri për statusin e ndërmarrjeve sociale

Ndërmarrjet sociale janë tashmë të përcaktuara qartë me ligj për herë të parë në legjislacionin shqiptar. Kuadri i ri ligjor përcakton të gjitha kushtet që një ndërmarrje duhet të përmbushë për t’u cilësuar ndërmarrje sociale.

Midis tyre është punësimi i një stafi me 30% të punonjësve nga kategoria e grupeve të pafavorizuara nga aspekti shoqëror dhe ekonomik.  Gjithashtu të paktën 30# e të ardhurave të këtyre aktiviteteve duhet të vijnë nga veprimtaritë e parashikuara në nenin 10 të ligjit.

Ndërmarrjet sociale do të funksionojnë juridikisht si organizata jofitimprurëse dhe do të përdoren për të luftuar varfërinë, papunësinë dhe integrimin e grupeve të pafavorizuara të shoqërisë. Ndërsa për  vitin 2017 Qeveria parashikon 20 grante me një fond total prej 18 milionë lekësh për këto ndërmarrje.

Kriteret ekonomike

  1. Ndërmarrja sociale duhet të ushtrojë në mënyrë të vazhdueshme një veprimtari në fushën e prodhimit të mallrave dhe/ose ofrimit të
    shërbimeve.
  2. Të paktën, 20 për qind e të ardhurave, pas vitit të dytë të aktivitetit dhe, të paktën, 30 për qind e të ardhurave, pas vitit të tretë e në vijim të aktivitetit, duhet të realizohen nga veprimtaritë e parashikuara në nenin 10 të këtij ligji.
  3. Në veprimtarinë e saj ndërmarrja sociale, përveç kontributit të vullnetarëve, duhet të përfshijë domosdoshmërish edhe, të paktën, 3 punonjës me pagesë.
  4. Të ardhurat e realizuara nga veprimtaria ekonomike e ndërmarrjeve sociale i shërbejnë zgjerimit të vazhdueshëm të veprimtarisë së tyre.

Kriteret sociale

  1. Ndërmarrja sociale synon nxitjen e objektivave socialë në një fushë veprimtarie të mirëpërcaktuar.
  2. Të paktën, 30 për qind e punonjësve të punësuar në ndërmarrjen sociale duhet t’i përkasin kategorisë së grupeve të pafavorizuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike, të
    parashikuara në nenin 11 të këtij ligji.
Pin It