INSTAT: Shqipëria me shifra negative të konsumit

cmimet

Konsumi privat në Shqipëri gjatë 2015 ka kaluar në shifra negative për herë të parë që nga viti 2001. Të dhënat tregojnë se konsumi privat gjatë vitit që lamë pas ra në total me 0.2%, duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë në rajon, pas Serbisë, për rënien e konsumit.

Sipas të dhënave të INSTAT konsumi në vend ishte në territor negativ në dy tremujorët e parë të vitit, përkatësisht -1.1% dhe -3%. Ndërsa në gjysmën e dytë të vitit u rikthye rritja positive, përkatësisht me 1.74% dhe 2.42%.

Gjatë 2015 konsumi në tërësi, duke përfshirë edhe administratën publike, pësoi rënie prej 0.5%.

Vendet e tjera të rajonit kanë patur një konsum privat në rritje, mes të cilave kryeson Kosova me 4.9%, e ndjekur nga Maqedonia me 3.2%. Ndërsa vendi me konsumin më të ulët në rajon rezulton Serbia me -0.6%.

Pin It