Manjani-Llallës, të hetohen edhe zyrtarët publik pa frikë

manjani e llalla

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është takuar këtë të hënë me Kryeprokurorin Adriatik Llalla ku i ka dhënë këtij të fundi një lishtë me politikat penale që duhet të ndjeki Prokuroria. Në fjalën e tij tha se prokurorët nuk duhet të shtangen nga askus, të hetojnë edhe zyrtarët e lartë.

“Përshëndes prokurorinë e Vlorës për sekuestron që i bëri personave që me anë të krimit të organizuar do bënin pasuri. Ne nxisim prokurorinë për të vënë sekuestro preventive. Kemi arritur në konkluzinonin që Prokuroria të drejtohet në këto drejtime: Rolin aktiv të kryeprokurorit, rritjen e bashkëpunimit ndër institucioanal dhe kolagjelitet në vendmimarrje”-tha ministri

Ndërkohë që kryeprokurori kërkoi më shumë mbështetje nga ana e institucioneve pasi janë shtuar rastet e procedimeve penale

“Prokuroria volum pune, hetim dhe raste të shumta procedimesh penale. Na duhet mbështetja e institucioneve mjaft e rëndësishme. Ministri i Drejtësisë ka dhënë mbështetjen e tij në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit”-u shpreh Llalla

Këto levizje të Ministrit të Drejtësisë dhe Kryeprokurorit kanë ardhur dy ditë pas denoncimit në rrjetin social të ish Kryeministrit Sali Berisha i cili publikoi një listë me shumë emra Politikë, Gazetarë që policia përgjon me anë të një paisje të palejuar.

Në lidhje me këtë Ministri Manjani është prononcuar për mediat duke konfirmuar se për këtë rast ka nishur hetimi.

Pin It