Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shpreh dyshimet e tij për efikasitetin e amnistisë.
Sipas tij amnistia nuk është një zgjidhje afatgjatë, prandaj duhet ndryshuar mënyra e ndjekjes penale në tërësi.
“Nuk besoj që amnistia është zgjidhja e problemit. Amnistia është zgjidhja e dy muajve, pra dy muajt e parë të vitit të ardhshëm ju mund t’i zgjidhni me amnisti dhe ne po e përgatisim, por nuk është kjo zgjidhja. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e ndjekjes penale, apo siç na pëlqen ta themi, duhet ta “Europianizojmë”. Mua më pëlqen të them të jetë eficente. Kjo është ajo që po përpiqemi të krijojmë, patjetër bashkë dhe me një amnisti”, – tha Manjani dje në Komisionin e Integrimit.