Çuçi: Nuk jemi gati për listat e hapura, sistemi zgjedhor duhet riparë

auto_cuci1464856550

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi mendon se Shqipëria nuk është gati për aplikimin e listave të hapura në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Çuçit sistemi zgjedhor ka nevojë për rishikim dhe ai duhet të jetë proporcional kombëtar.

“Për listat e hapura ka qëndrime personale. Unë mendoj se Shqipëria nuk është e përgatitur për lista të hapura. Por mund të ketë diskutime për ndryshim sistemi. Unë personalisht mendoj se sistemi duhet riparë, të shkojmë drejt një sistemi më kombëtar, proporcional kombëtar me bonus apo me prim, si quhet, ashtu si e kanë dhe fqinjët tanë”, deklaroi Çuçi.

Ministri deklaroi se ndryshimi i sistemit nuk mund të bëhet pa konsensusin e pranuar nga të gjithës, pasi kjo është një çështje tërësisht politike, që kërkon dakordësinë e palëve.

Pin It