Spektrum Jetësor – Zhvillimi psikik i fëmijëve

Në këtë Spektrum Jetësor folëm me të ftuarën tonë në studio znj. Veibe Laçi mbi zhvillimin psikik të fëmijëve, theksuam rolin mbështetës të prindërve si dhe lidhjen emocionale midis tyre e cila nëse do të ishte e shëndetëshme do të shërbente si një trampolinë e sigurt për fazat e tjera të rritjes, vetëbesimin dhe vendimarrjen. Nuk lamë pa përmendur efektet negative të teknologjisë, radioaktiviteti i të cilave pengon zhvillimin normal të fëmijëve bga mosha 0-6 vjeç.

Një çështje shumë e rëndësishme ishte edhe loja, efektet e saj ndikojnë në dallimin dhe ndarjen e roleve tek fëmija, marrja e përgjegjësive e cila duhet ti kërkohet me gjuhën që mund të kuptojë një fëmijë si dhe përzgjedhja e atyre lojërave dhe lodrave që do të nxisnin imagjinatën e tyre.

Biseda ishte shumë e dobishme, për më shumë mund të klikoni linkun bashkëngjitur:

https://soundcloud.com/spektrum-group/spektrum-jetesor-zhvillimi-psikik-i-femijeve

Pin It