Studim: Braktisja e darkës nuk është zgjidhje për një peshë më të mirë

eating-front-of-tv

Mosngrënia e darkës nuk është zgjidhje për të pasur një trup më të mirë. Sipas një studimi britanik, mungesa e konsumimit të darkës bën që të nesërmen të jeni të lodhur dhe pa energji.

Në këtë studim morën pjesë 1000 persona. 60% e tyre që hanin darkë, ditën e nesërme ishin me më shumë energji.

Studiuesit thonë se lënia e darkës nuk është zgjidhja më e mirë për të hequr kilet e tëpërta, sepse gjatëe natës stomaku vazhdon të jetë aktiv ndaj duhet të keni konsumuar ushqim.

Për të gjithë njerëzit që duan të mbajnë dietë dhe nuk duan të abuzojnë me ushqimet, mund të konsumojnë diçka të lehtë si kosi me fruta, perime, çaj jeshil, çaj kamomili, supë me perime, pra gjëra të lehta të cilat nuk i rëndojnë stomakut tuaj.

Pin It