Përplasje për draftin për legalizimet, Manjani: Borxhet iu kalojnë qytetarëve

 

kompesohen-554-pronare-nga-tokat-e-zena

Ministria e Zhvillimit Urban iu ka dërguar ministrive të tjera një draft në të cilin prezantohet projekti i kësaj ministrie për zgjerimin e kategorive të përfituesve nga procesi i legalizimit.

Drafti parashikon mundësitë për legalizimin e pallateve pa leje, apo me kate shtesë, duke përcaktuar procedurat e detajuara se si duhet të veprojë ndërtuesi apo pronari i pallateve apo apartamenteve pa leje.

“Ky projektvendim rregullon aspekte të veçanta që lidhen me objektet shumëkatëshe pa leje, të ndërtuara për qëllime shitblerje apo qeradhënie të njësive individuale, në mënyrë që të ketë një trajtim të drejtë, të unifikuar dhe qartë të tyre”, thuhet në realcionin e MZHU-së.

Mirëpo Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk është dakord me këtë projekt, pasi sipas tij përplasen kompetencat e ALUIZNI-t dhe pushtetit vendor.

“Saktësimi i kompetencave mes ALUIZNI-­t dhe pushtetit vendor duhet të saktësohet me ligj, ndërkohë që projektvendimi shkakton ngatërresë të këtyre kompetencave. Duhet disiplinuar një herë e mirë dhe në mënyrë shteruese çështja e detyrimeve që shoqëritë tregtare krijojnë në fushën e ndërtimit. Logjika e përdorur në projektvendim është që borxhet mbarten në disa raste tek qytetarët. Një normim i tillë është i papranueshëm. Çmoj që projektvendimi i iniciuar nga ana juaj është prematur, shkakton konflikt të kompetencave dhe nuk garanton kontrollin mbi territorin,” ­thuhet në shkresën e Manjanit drejtuar ministres Eglantina Gjermeni.

 

Pin It