Policia, orët shtesë dhe ditë pushim do të paguhen deri në 50% të pagës

Të gjithë punonjësit e policisë do të përfitojnë shtesë në pagë për orët që do punojnë gjatë natës dhe për orët shtesë. Në vendimin e qeverisë janë zbardhur përfitimet që do të kenë policët dhe procedurat se si do merren lejet e paguara.

Punonjësi i Policisë që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare do të përfitojë një shtesë mbi pagë në masën:

a) 20 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00.

b) 50 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00.

c) 25 % për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor.

Shtesa mbi pagë do të paguhet bashkë me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi. Punonjësit të Policisë mund t’i ndërpritet koha e pushimit ditor/javor për nevoja pune/shërbimi, me urdhër të titullarit të njësisë shpenzuese, duke urdhëruar zgjatjen e kohës së punës/shërbimit.

Pin It