Sekretet e vendosjes së thikës e pirunit pas ngrënies në restorant

Mënyra se si janë vendosur thika dhe piruni në pjatë tregon se a i ka pëlqyer mysafirit ushqimi, apo nëse planifikoni të hani më shumë ose nëse e keni përfunduar ushqimin.

Ngrënia e ushqimit në shtëpi është joformale dhe pa shumë rregulla, por në restorant do të duhej t’i përmbaheshit paksa bontonit, transmeton Telegrafi.

Mënyra se si është vendosur thika dhe piruni në pjatë tregon më së miri nëse mysafiri e ka shijuar në maksimum ushqimin në restorant, pasi që i njëjti mund t’i dërgojë mesazhe të caktuara kamerierit përmes formave të ndryshme të vendosjes së thikës e pirunit.

Ende jam duke ngrënë

Kur dëshironi që dalëngadalë ta shijoni ushqimin dhe që kamerieri të mos ju sillet rreth “kokës”, apo të mos ua merr pjatën pa e përfunduar ushqimin e porositur, është e rëndësishme që thikën e pirunin t’i vëni në pozitën 45 shkallë. Me këtë veprim i dërgoni mesazh kamerierit se jeni ende duke e shijuar ushqimin.

Pres ushqim tjetër

Kur e përfundoni ushqimin, por dëshironi t’i thoni kamerierit që t’ua sjell një specialitet tjetër, thikën e pirunin i vendosni në formë kryqi.

E kam përfunduar ushqimin

Pasi ta përfundoni ushqimin dhe nuk dëshironi më të hani diçka tjetër, thikën dhe pirunin i vendosni në formë horizontale. Ky është një mesazh i qartë për kamerierin se mund ta marrë pjatën që e keni në tavolinë.

Ishte i shijshëm

Kur dëshironi t’i jepni kompliment kamerierit dhe kuzhinierit, thikën dhe pirunin i vendosni në formë vertikale njërën pranë tjetrës. Me këtë veprim sigurisht se do ta vëreni buzëqeshjen e stafit të restorantit.

Nuk më ka pëlqyer

Nëse dëshironi të jeni kritik për ushqimin që u është seruar, sigurisht se duhet ta lini pjesën më të madhe të ushqimit në pjatë. Me ketë veprim do t’i dërgoni mesazh të fortë kamerierit dhe kuzhinierit, normalisht duke mbajtur thikën dhe pirunin në formë X.

Pin It