KONFERENCA SHKENCORE “25 VJET DRITA ISLAME”

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të organit të parë mediatik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, revistës “Drita Islame”, KMSH organizon Konferencën Shkencore me temë: “25 VJET DRITA ISLAME”. Konferenca do të mbahet të martë, 28 shkurt, ora 10:00 në mjediset e Hotel Tirana International, Salla Balsha.

I pranishëm në këtë konferencë do të jetë Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili do i akordojë revistës “Drita Islame” titullin “Naim Frashëri”.

Në konferencë do të marrin pjesë edhe krerët e bashkësive islame të Kosovës dhe Maqedonisë, drejtues të institucioneve të ndryshme, si dhe akademikë e studiues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët do të referojnë përgjatë disa paneleve shkencore.

Gjatë konferencës do të promovohet edhe libri “Bibliografia e gazetës Drita Islame (1992-2011)”, do të transmetohet një dokumentar kushtuar “Dritës Islame”, si dhe do të vlerësohen me certifikatë mirënjohje kontribuuesit e saj ndër vite.

Pin It