H. Skender Bruçaj uron kreun e ri të KMSH-së

Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu mori sot në mënyrë simbolike detyrën nga paraardhësi i tij në këtë post, H. Skender Bruçaj.

Z. Bruçaj përcolli urimet më të mira dhe të sinqerta për Kryetarin e Komunitetit Mysliman, duke shprehur dëshirën dhe bindjen për sukses në misionin e rëndësishëm që kjo detyrë e lartë dhe e nderuar kërkon në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë shqiptare.

Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu shprehu falënderimet dhe mirënjohjen ndaj  z. Bruçaj për kontributin e tij në krye të KMSH-së për 5-vjeçarin që lam pas dhe e siguroi që KMSH në drejtimin e tij do të punojë fort për promovimin e Islamin në Shqipëri dhe më gjerë, për të çuar në zemrën e çdo njeriu mesazhin paqësor të Islamit, duke promovuar vlerat më të larta të besimit dhe mbrojtjen e parimeve të shëndosha mbi të cilat duhet të ndërtohet një shoqëri.

Pin It