Isha i sigurtë që do të vije ….

Ju kërkoj leje që të shkoj ta kërkoj në fushëbetejë,- i thotë një ushtar komandantit të tij.

“Leje e mohuar!”, – i thotë komandanti i tij prerë. “Nuk dua që të rrezikosh jetën tënde për një njeri që ndoshta ka vdekur”.

Ushtari, pa e dëgjuar, largohet e pas një ore kthehet i plagosur rëndë, me trupin e mikut të tij në krahë.

Komandanti ishte nxehur,”ju thashë që ishte i vdekur! Më thoni nëse ja vlente të shkonit deri atje për një kufomë?! ”

Ushtari, duke buzëshur i thotë: po, zotëri! Kur e gjeta ishte gjallë dhe mundi të më thotë:

-Isha i sigurtë që do të vije ….

Pin It