Lepujt, të dashur dhe besnik, ja disa kuriozitete rreth tyre

Lepuri hyn ne familjen e kafshëve gjitarëve brejtëse, me kokë të rrumbullakët e me veshë të gjatë, me trupin të mbuluar me qime të gjata në ngjyrë të murrme ose të bardhë, me këmbët e prapme më të gjata se të përparmet, që rend shumë shpejt dhe që njihet si frikacak. Lepujve ju pëlqejnë shume karrotat dhe bimët.

Kuriozitete për lepujt:

1- Lepuri jeton deri në 10 vjet

2- Lepujt nuk vjellin

3- Ata kanë nevojë për kashtë për të ndihmuar tretjen dhe penguar krijimin e lëmsheve me qime në stomak

4- Lepuri mund të kërcejë 90 cm. Lepuri mund të shikojë prapa, por në shikimin ballor ka një zonë të verbër

5- Kur janë të lumtur kërcejnë dhe përdridhen

6- Lepuri mund të vdesë nga frika kur ndeshet me grabitqarë

7- Lepuri djersin vetëm në këmbë

8- Lepuri prodhon 3kg mish nga i njëjti ushqim dhe ujë me të cilin lopa prodhon vetëm 1 kg mish

9- Lepujt janë të dashur dhe besnikë me njerëzit

10- Përgjigjen kur u thërrasim në emër

11- U pëlqen të bëjnë banjo pluhuri për të pastruar gëzofin nga parazitët

Pin It