Armët pa leje, amnisti për dorëzimet në janar-prill 2017

paleje

Janar – Prill 2017 do të jetë periudha e parashikuar nga ligji për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje. Qytetarët që dorëzojnë armët gjatë kësaj kohe nuk do të ndiqen penalisht.

Kuvendi po shqyrton projektligjin për amnistinë e armëve, i cili iu jep shqiptarëve një mundësi tjetër për të dorëzuar armët pa u ndjekur penalisht.

Ligji parashikon dorëzimin e armëve në mënyrë vullnetare pranë komisariateve ose stacioneve të policisë. Porjektligji është propozuar nga Ministria e Brendshme, e cila ka ndërmarrë gjithashtu edhe një fushatë të emërtuar “Duaj, mos gjuaj”.

Sipas një raporti të Shërbimit Informativ të Shtetit 40% e familjeve shqiptare kanë armë pa leje, të cilat bëhen shpesh shkak për konflikte të armatosura dhe plagosje e vrasje në momente gjaknxehtësie.

Pin It