Bashkëpunim Shqipëri-Austri për strehimin social

strehimi

Në Tiranë po zhvillohet workshopi 4-ditor për Programin e Strehimit Social, i cili do të zgjasë deri në 16 shkurt. Programi po zbatohet me asistencën e qeverisë austriake.

Instrumenti për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim të Informacionit të Komisionit Europian (TAIEX) i Austrisë po asiston Qeverinë Shqiptare në fushën e implementimit të politikave sociale dhe gjetjen e zgjidhjeve alternative për strehim.

Ky takim synon diskutimin e mundësisë së zbatimit në Shqipëri të modelit austriak të strehimit, ripërdorimit të ndërtesave të braktisura, të vjetra apo të degraduara dhe kthimit të tyre në struktura të përshtatshme për strehim social.

“Programet tona të strehimit social synojnë të kenë një impakt të ndjeshëm në popullsi, të rrisin numrin e përfituesve dhe cilësinë e shërbimeve ndaj kategorive që nuk duhet të jenë vetëm familjet në nevojë. Me projektligjin e ri të strehimit social që miratohet së shpejti, ne kërkojmë të nxisim dhe promovojmë partneritetin publik privat në sektorin e strehimit. Ndaj dhe eksperienca e Austrisë në këtë drejtim do të kishte shumë vlerë për ne”, tha ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni në fjalën e saj.

 

Pin It