Delvinë/ Nis projekti për restaurimin e Xhamisë së Gjin Aleksit

16730095_1909173365983648_8327931074533996957_n-Copy-301x200

16708606_1909172665983718_433923500147265932_n-Copy-301x200

16722388_1909172805983704_6056195388942027356_o-133x200

Në Delvinë filluan punimet për restaurimin e Xhamisë së Gjin Aleksit. Ky projekt mundësohet nga përkujdesi i veçantë i Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryetarit të Komunitetit Mysliman, Skënder Brucaj.

Xhamia e Gjin Aleksit ndodhet në qendër të fshatit Rusan dhe përbën një kompleks së bashku me tre tyrbe. Ky objekt është monument kulture i kategorisë së parë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Evlia Çelebiu gjatë vizitës së tij në Delvinë në shek. XV përmend përveç Xhamisë së Gjin Aleksit, Xhaminë e Sulltan Bajazitit dhe atë të Mëhallës së vllehëve. Ai përmend, gjithashtu edhe praninë e tri haneve, një hamami dhe tri teqeve.

Monument i rëndësisë së veçantë në këtë zonë është edhe Kompleksi Islamik i Xherrmëhallës.
Xhamia e Gjin Aleksit përbëhet nga portiku, salla e lutjeve dhe minareja. Portiku në anën veriore, i mbuluar me çati druri kufizohet nga një arkadë me harqe të mprehtë e mbi kolona guri.

Projekti për restaurimin e këtij objekti është miratuar me vendimin e KKR Nr. 77. Dt. 13.04.2016. Punimet do të kryhen sipas kontratës së lidhur më datë 12.12.2016 midis Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Subjekteve “PT-Ndërtim SH.p.k dhe “Epidamos Sh.p.k”.

Pin It