Gjirokastër, shfaqen imazhet mahnitëse 350-vjeçare të xhamisë në Pazarit

Në Xhaminë e Pazarit, në qendër të qytetit të Gjirokastrës, janë duke vijuar punimet për restaurimin e saj , e cila pritet të shndërrohet në një destinacion të ri drejt turizmit religjioz. Nëpërmjet punimeve restauruese në Xhaminë e Pazarit në këtë qytet, kanë dalë në dritë zbukurimet murale origjinale, të cilat i përkasin një periudhe rreth 350-vjeçare. Theksohet se këto zbukurime kanë qënë të mbuluara me suva dhe janë shfaqur pasi Xhamia është restauruar.

Arkitektura e Xhamisë së Pazarit është e harmonizuar si nga ana arkitekturore, edhe nga volumi me dyqanet e Qafës së Pazarit.

Kjo ndërtesë datohet nga mbishkrimi ndërtimor në vitin 1754-55. Xhamia është në formë kubike, e ndërtuar mbi një kornizë tetëkëndore. Çatia e kupolës kryesore është e mbuluar me gurë. Në anën e djathtë gjendet një tyrbe me çati tetëkëndore e mbuluar me gurë. Gjatë ndërtimit janë përdorur gurë gëlqeror të punuar me ngjyrë të bardhë dhe hiri. Arkitektura e kësaj xhamie përshtatet me arkitekturën e dyqaneve të çarshisë.

Qyteti muze i Gjirokastrës është përfshirë në mbrojtje të UNESCO-s për arkitekturën e stilit osman të banesave dhe urbanistikës. Gjirokastra bën pjesë në mesin e qyteteve të rralla në Ballkan, të cilët kanë ruajtur këtë veçanti arkitekturale osmane.

Pin It