Nesër Kurban Bajrami, ja si do të festohet në Tiranë

Nesër është Kurban Bajrami. Mijëra besimtarë do të mblidhen në sheshet kryesore dhe xhamitë e qyteteve për të festuar Kurban Bajramin.

Në qytetin e Tiranës festimet do të fillojnë me programin e Kurban Bajramit dhe faljen e namazit në sheshin Skëndërbej.

Më poshtë gjeni programin e plotë i Kurban Bajramit 2018

05:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
05:45 – KURAN, ILAHI
06:30 – HAPJA
06:35 – LEXIM KURANI
06:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, H. SKENDER BRUÇAJ
06:50 – LIGJËRATË
07:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
07:05 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA

Pin It