Problemet mendore sot kurohen online, asistencë virtuale nga psikologët

Problemet mendore në ditët e sotme po kurohen në Web. Janë 3000 aplikacione të shkarkuara përmes të cilave psikologët i ofrojnë asistencë virtuale pacientëve.

Për të diskutuar mbi trendin e ri janë mbledhur disa specialistë në Firence të Italisë, në Kongresin 25 të Shoqatës Europiane të Psikiatrisë (EPA).

Presidentja e EPA-së është shprehur se menaxhimi virtual i pacientit nëpërmjet paisjeve elektronike u jep mundësinë për të arritur dhe për të trajtuar një numër më të madh të njerëzve dhe sidomos ato persona të cilët kanë problem mendore. Gjithashtu ajo shton avantazhin e reduktimit të kostove për shpenzimet e kujdesit mjeksor.

Vlerësimet tregojnë se 6% e aplikacioneve janë të dedikuara shëndetit mendor.

Njërëzit në rreth 31% të rasteve (me një përqindje më shumë se dyfishi në krahasim me 2010) përdorin aplikacionet ne internet ose në celuar, të cilat u ofrojnë informacion rreth sëmundjeve specifike, metodave për menaxhimin e trajtimit, psikioterapi dhe program i vizitave online.

Ky është një trend i cili vazhdon të rritet dhe deri në vitin 2020 parashikohet të rritet me 50%.

 

Pin It