Shpella 27 mijë vjeçare e Kreshmoit në Konispol, model i lashtësisë

Shpella e Kreshmoit cilësohet nga arkeologët si shpellë 27 mijë vjeçare, model i lashtësisë jo vetëm për territorin shqiptar por për gjithë Europën Juglindore.

Ndodhet në afërsi të Konispolit dhe përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinjtë gëlqerorë. Ka disa zgjerime dhe ngushtime, me mikroforma kalciti etj. Gjatësia e saj është disa dhjetra metra ndërsa lartësia e gjerësia janë mesatarisht 10 m.

Njihet si vendbanim i neolitit. Shpella ka edhe vlera gjeomorfologjike, didaktike, turistike dhe ekonomike. Është me kate dhe e kthyer tashmë në një destinacion për turizmin spelologjikë.

Konispoli gjendet në skajin më jugor të vendit tonë dhe ka një histori tepër të hershme vendbanimi.

Në shek XV u nderua pazari i shtruar me kalldrëm. Anash tij u ngritën më pas punishtet e zejtarëve, shtëpitë e tyre dy katëshe, kafenetë, restorantet dhe hanet.

Gjatë shek të XIX qyteti mori një zhvillim më të madh urban, zejtar dhe tregtar. Në fillim të këtij shekulli qyteti kishte 400 shtëpi.

U mbajt i izoluar gjatë periudhës komuniste, ndërsa sot është i vizitueshëm dhe një vendbanim i lirë.

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare

Pin It